Veliaj “sqaron” vendimin për ndërtimin tek Parku i Autobuzëve

Veliaj “sqaron” vendimin për ndërtimin tek Parku i Autobuzëve

Kryebashkiaku Erion Veliaj foli dje për herë të parë për ndërtimin e një kompleksi pallatesh tek ish-Parku i Autobuzëve  ndërtim që ka shkaktuar protesta të vazhdueshme të banorëve.

Në një intervistë për gazetaren Eni Vasili, Zoti Veliaj sqaroi se Bashkia e Tiranës ishte e detyruar të jepte lejen për ndërtim për shkak të planit urbanistik të trashëguar nga ish-kryebashkiaku Basha.

Sipas zotit Veliaj, bashkia ka negociuar me firmën ndërtuese për të përfituar sa më shumë:

“Ne kemi kërkuar që të kemi një nga ndërtimet që do të bëhet aty. Bashkia do të marrë 5 milionë euro taksë dhe një pronë publike 5 katëshe për Bashkinë.”

Por sipas raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, kompleksi i parashikuar të ndërtohet tek lulishtja do të ketë 2 kulla 11 katëshe, 2 kulla 10 katëshe, një ndërtesë 2 katëshe dhe dy kate parkimi nëntokësor. Sipas raportit, në këtë kompleks nuk do të ketë asnjë ndërtesë 5 kateshë që më pas mund të kalohet në pronësi të Bashkisë, siç pretendon kryebashkiaku Veliaj.

Pavarësisht “sqarimit” të Zotit  Veliaj që prodhon më shumë konfuzion, banorët e zonës së ish-Parkut të Autobuzëve do të protestojnë sot në orën 19:00 kundër betonizimit së të vetmes hapësirë të gjelbër në lagjen e tyre.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>