Kryeministri Edi Rama mbajti të shtunën mbledhjen e parë të qeverisë, për mandatin e tretë.
Vendimet e para të qeverisë ishin: fëmijët e mitur të mjekëve dhe infermierëve që kanë humbur jetën nga Covid-18 marrin rrogën e plotë të prindit, futja në dy sportisteve kosovare, fituese të medaljes së artë në Tokio 2020, në Forcat e Armatosura, krijimin e agjensisë për Media dhe Informim, dhe plotësimin e kodit të etikës për ministrat.
Kryeministri nuk foli për reformat që do të bëjë qeveria në vecanti në luftën kundër krimit të organizuar apo reformat për integrimin në BE.
Kjo ishte mbledhja e parë pas betimit tek Presidenti Meta.