Rajoni i Lombardisë në Itali ka vendosur shtetrrethim nga ora 23:00 deri në orën 05:00, duke nisur nga dita e enjte deri më 13 nentor. Të njëjtin vendim pritet ta marrë edhe rajoni i Kampanjës, në jug të Italisë.
Pjesa më e madhe e dyqaneve të mëdha dhe qendrave tregtare do të mbyllen gjatë fundjavës, përvec dyqaneve ushqimor.
Masat në Lombardi u kërkuan pasi u rrit numri i pacientëve në terapi intensive, dhe numri i pacientëve në spitale.
Në Lombardi, sipas shifrave të qeverisë, të hënën u regjistruan 9, 338 raste të reja.
Një nga ekspertët e shëndetin në Itali u shpreh se 70% e infektimeve kanë ndodhur sepse njerëzit nuk janë më të vëmendshëm, dhe nuk ruahen më.