Vetëvendosja ankimon vendimin e KQZ për moscertifikimin e listave

Nga Exit News
Vetëvendosja ankimon vendimin e KQZ për moscertifikimin e listave

Lëvizja Vetvendosja ankimoi të dielën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendimin për moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë.

Në një deklaratë për mediat, LVV shkruan se KQZ vendosi në mënyrë arbitrare dhe antikushtetuese mos të certifikojë kandidatët e kësja partie.

Një ditë më parë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, NISMA Social-Demokrate ankimuan pranë PZAP për vendimin e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të premten nuk ka certifikuar listat zgjedhore të subjekteve politike Vetëvendosje (VV), Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pasi këto parti nuk i kishin zëvëndësuar kandidatët për të cilët Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) kishte thënë se nuk janë në përputhje Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme