Vetëvendosja fiton në Podujevë, Kurti: Lideri i nevojshëm për të shmangur mërgimin

Nga Exit News
Vetëvendosja fiton në Podujevë, Kurti: Lideri i nevojshëm për të shmangur mërgimin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar fitoren e kandidatit të LVV-së në komunën e Podujevës, në zgjedhjet e parakohshme të 29 nëntorit.

Kurti ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka deklaruar se qytetarët e Kosovës kanë emigruar për shkak të të këqijave nga pushtuesi serb, ndërsa sot po emigrojnë për shkak të të këqijave që sjellin qeveritë e Kosovës.

“Nuk mund të vazhdojë mërgimi që të vazhdojë sundimi. Shqiptarët duan ta ndryshojnë pamjen në pasqyrë, ta ndërrojnë përfaqësimin politik, ta reformojnë veten. Pra, dëshirojnë ta bëjnë vetveten, t’i përbëjnë institucionet, e jo të bëjnë si u thonë ata prej atje lart e larg, që pasurohen gjersa përbetohen. Njerëzit duan të qëndrojnë, teksa kërkojnë drejtësi dhe punë, tash dhe këtu”, ka deklaruar kreu i LVV.

Kurti shprehet se Shpejtim Bulliqi është i domosdoshëm për Podujevën. Sipas tij, qytetarët kanë humbur shumë kohë të vlefshme.

”Shumë kohë të vlefshme kemi humbur të dashur qytetarë. Shpejtimi është i domosdoshëm. Urime të gjithëve fitorja në Podujevë e ngritja në Mitrovicë, dhe, ju faleminderit secilit prej jush”, shkruan Kurti.

Kandidati i LVV-së në Podujevë, Shpejtim Bulliqi ka fituar zgjedhjet në këtë komunë për rreth një vit mandat, deri në zgjedhjet e vitit 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>