6 magjistrantë, ndër të cilët 2 prokurorë dhe 4 gjyqtarë janë përballur gjatë kësaj jave me procesin e vetingut në të dyja shkallët, Komision të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegj të Posaçëm të Apelimit.
Gjatë javës është shkarkuar 1 prokuror nga shkalla e parë e vetingut dhe një gjyqtar nga shkalla e dytë.
E hëna nisi me rivlerësimin e prokurores pranë Prokurorisë së Durrësit, Enkeleda Osmani. Trupa gjykuese për të përbëhet nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi.
KPK gjeti probleme në kriterin e pasurisë ku sipas hetimeve rezultoi një diferencë e madhe mes të ardhurave të deklaruara të bashkëshortit dhe të ardhurave për të cilat Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Tatimet konfirmonin pagesën e detyrimeve, si dhe mungesë deklarimin të të ardhurave cash.
Osmanit rezultoi pa probleme në kriterin e figurës, ndërsa në atë të profesionalizmit, ajo u pyet për pushimin e një çështje aksidenti, pasi dyshohej se kishte favorizuar shoferin.
Vendimi për të do të jepet me 2o korrik.
Me procesin e vetingut u përball të martën prokurori Spartak Çoçoli, të cilit ju gjenden probleme me pasurinë, figurës dhe profesionalitetit. KPK vendosi shkarkimin e tij të enjten.
Të mërkurën, gjyqtarja e e Apelit Gjirokastër, Irena Ibrahimi, u përball me vetingun. Asaj ju gjetën probleme me deklarimin e pasurisëm disa huave dhe të ardhurave të ardhura nga shitja e disa tokave. Në kriterin e figurës dhe profesionalitetit, gjyqtarja Ibrahimi u vlerësua pozitivish. Vendimi për të pritet të jepet më 21 korrik.
Në të njëjtën ditë u përball me vetingun dhe gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Niko Rapi, ndaj të cilit KPK ngriti dyshime për konflikt interesi, për shkak të një marrëdhënie huaje mes gjyqtarit dhe kompanisë Bregu sh.p.k. Gjithashtu nga hetimi rezultoi se gjyqtari Rapi kishte udhëtuar drejt Gjermanisë me një avokat, i cili ka qënë përfaqësues i njërës prej palëve, në një çështje të gjykuar prej Rapit. Në kriterin e figurës dhe pasurisë, Rapi rezultoi pa probleme. Vendimi për të do të jepet me 21 korrik.
KPK gjeti probleme në të figurën dhe pasurinë e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Selim Kryeziu. Tre raste të dyshuara mitmarrje të përshira në një raport negativ të DSIK-së, mungesa e burimeve për pasurinë dhe disa mosdeklarime ishin problemet kryesore që KPK konstatoi gjatë hetimit për gjyqtarin.
Gjyqtarja e Apelit Shkodër, Anita Mici u përvall me pikëpyetje në lidhje me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës, si dhe një raport negativ të DSIK. Gjithashtu Komisioni gjeti mosjustifikim të të ardhurave të gjyqtares në lidhje me një makinë. Vendimi për të do të jepet me 22 korrik.
Të premten u zhvillua seanca në KPA për prokuroren Donika Prela. Gjatë seancës, prokurorja e Tiranës Donika Prela kërkoi përjashtimin e Ina Ramës dhe Natasha Mulajt nga trupa që po e gjykon në KPA, pasi mund ta paragjykojnë Prelën gjatë gjykimit.
Shkak për këtë kërkesë është bërë një hetim që Preka ka bërë për mbesën e Ramës, sekretare në Gjykatën e Durrësit dhe hetimet për vëllezërit e Mulajt.
KPA vendosi dhe shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Berat, Agron Valva, për mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive, deklarime të rreme dhe fshehje.