Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Sokol Stojani.
Trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Valbona Sanxhaktari nuk gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe vlerësoi se prokurori ka burime të ligjshme dhe të mjaftueshme financiare për pasurinë e tij.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka vlerësuar figurën e prokurorit Stojani si të pastër, pa lidhje me krimin dhe të përshatshëm për të vazhduar detyrën.
Lidhur me aftësitë profesionale, KPK gjatë hetimit administrativ, gjeti se prokurori ka marrë vlerësime positive për punën dhe nuk ka pasur masa disiplinore.
Prokurori Stojani punon pranë Prokurorisë së Përgjithshme që prej vitit 2008.