
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi.
Vendimi u mor nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Etleda Çiftja.
KPK nuk gjeti probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit: pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.
Iliriana Olldashi e ka nisur karrierën në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Që prej vitit 2005, ajo është gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.