Vetingu, KPK nis punimet me prokurorin Bujar Hoti

Vetingu, KPK nis punimet me prokurorin Bujar Hoti

Pas një muaji pushim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të nisë seancat e vetingut më 6 shtator. Lajmi është njoftuar nga KPK, e cila ka përditësuar kalendarin e punimeve në faqen e saj zyrtare.

Më datë 6, në orën 10, KPK do të zhvillojë seancën dëgjimore me prokurorin e Apelit Durrës Bujar Hotin.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Prokurori Hoti është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pas Hotit, prokurorët e tjerë pjesë e listës prioritare të vetingut si kandidatë për KLP-në janë dhe Ramadan Troci, Shpëtim Kurti dhe Besnik Cani, por KPK ende nuk i  ka bërë publike datat e seancave për secilin prej tyre.

Pas prokurorëve, dy magjistratët që do të përballen me KPK dhe që mbyllin listën prioritare të vetingut me 57 emra janë gjyqtari Kastriot Selita, anëtar i KED, dhe Marsida Xhaferllari, Inspektore e Lartë e Drejtësisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>