
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra kryetaren e Gjykatës së Apelit Civil Korçë Entela Prifti.
Gjyqtarja Prifti ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të pasaktë për disa pasuri: për shitjen e një apartamenti 70 metra katrorë; për dy makina të cilat janë shitur më shtrenjtë se sa janë blerë; për blerjen e një vile që sot shërben si biznes.
Po ashtu, bashkëshorti i gjyqtares nuk ka deklaruar një apartament duplex të blerë në vitin 2004 për 2 milionë lekë dhe një llogari bankare ku kishte kursime prej 70 mijë dollarësh.
Në shumë prej viteve, analiza financiare e gjyqtares del me bilanc negativ dhe shumë prej pasurive të saj nuk justifikohen me burimet e ligjshme të të ardhurave.
Po ashtu, gjyqtares Prifti i janë zbuluar dhe transferta të dyshimta parash drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.