Studentët po vijojnë ditën e dytë të protestës kundër mësimit online.
Me thirrjen ‘Bojkoto mësimin’, studentët shprehen se janë të patrajnuar për të zhvilluar mësimin online dhe gjithashtu për disa degë është e pamundur për tu zhvilluar online.
Protesta e studentëve nisi që prej orës 10:00.
Ditën e hënë, një përfaqësi e studentëve i ka bërë apel Komitetit të Ekspertëve anti-Covid që të rivlerësojnë dhe njëherë vendimin për zhvillimin e mësimit online.
Përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve, studentët kërkojnë:
- Mësim i alternuar, online dhe në auditore – leksionet online, ndërsa seminaret në auditore;
- Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qerave;
- Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
- Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online.