
Në Turqi, humbi sot jetën viktima e parë si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.
Ai ishte një pacient 89 vjeç. Ndërsa numri i personave të prekur ka shkuar në 98.
Këto të dhëna i bëri publike ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp.
Ndërsa ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu tha se shteti ka marrë masat që të evakuojë 3 614 shtetas turq që ndodhen aktualisht në 9 vende të Evropës dhe kanë kërkuar të kthehen në atdhe.
Pas rikthimit në Turqi, ata do të vendosen në karantinë për 14 ditë, si masë për të identifikuar personat e prekur dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.