Viktimat nga koronavirusi në Itali – mosha, gjinia dhe sëmundjet që kishin

Nga Exit News
Viktimat nga koronavirusi në Itali – mosha, gjinia dhe sëmundjet që kishin

Autoritetet Italiane të Shëndetit Publik njoftuan sot 49 viktima të tjera nga koronavirusi duke e çuar bilancin total në 197 të vdekur.

Nga të dhënat që u publikuan sot numri i të prekurve është shtuar me 620 duke shkuar në 3 916 të infektuar, ndërsa të shëruarit janë 523 pacientë.

Exit News sjell të dhënat kryesore nga këto të dhëna.

Rajonet më të prekura

Veriu është më i prekuri. Rajoni i Lombardisë (2 612), Emilia Romanjës (870) dhe Venetos (488) ka mbi 80 për qind të rasteve të përgjithshme me të infektuar.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuar është rritur ndjeshëm edhe në rajonin e Romës ku ka arritur në 54 të infektuar e sot ka regjistruar viktimën e parë.

Mbi 160 nga rreth 197 viktimat janë gjithashtu në 3 rajonet veriore. Lombardi (135), Veneto (12) dhe Emilia Romanjas (37) ndërkohë që 4 viktima ka pasur në Marke dhe Piemonte.

Harta e zonave me të prekurit nga koronavirusi në Itali.

Mosha dhe gjinia

Shumica e pacientëve që kanë vdekur në Itali kanë qenë meshkuj. Ndërkohë që ka një diferencë prej rreth 20 vitesh nga mosha mesatare e pacientëve të prekur dhe moshës mesatare të viktimave.

Mosha mesatare e të prekurve në Itali është rreth 60 vjeç ndërsa e viktimave 81 vjeç.

Mediat italiane raportojnë duke iu referuar të dhënave të autoriteteve se nga viktimat:

  • 14.1 për qind ishin të moshës mbi 90 vjeç
  • 42.2 për qind ishin të moshës 80-89 vjeç
  • 32.4 për qind ishin të moshës 70-79 vjeç
  • 8.4 për qind ishin të moshës 60-69 vjeç
  • 2.8 për qind ishin të moshës 50-59 vjeç

Sëmundjet e mëparshme

Më shumë se 75 për qind e viktimave kishin 3 apo më shumë sëmundje të tjera përpara se të sëmureshin edhe nga koronavirusi:

  • 15.5 për qind nuk kishin sëmundje të shfaqura ose kishte të paktën 1
  • 18.3 për qind kishin 2 sëmundje të shfaqura më parë
  • 67.2 për qind paraqiste 3 ose më shumë sëmundje

Në shumicën e rasteve, viktimat vuanin nga hipertensioni (74.6 për qind), sëmundjet e zemrës (70.4 për qind) dhe diabeti (33.8 për qind).

Analiza

Në pjesën dërrmuese të rasteve virusi ka shfaqur sëmundje dhe ndërlikime shëndetësore në njerëz që nuk gëzonin shëndet të mirë.

Sipas statistikave, rreziku vdekjes rritet me rritjen e moshës – për mbi 80 vjeçarët shkon deri në 14.8 për qind rrezik vdekje.

Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Koronavirusi – shtrirja dhe vdekjet e deritanishme (kliko këtu)

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>