Viti paraelektoral — Qeveria shpërblen pensionistët

Viti paraelektoral — Qeveria shpërblen pensionistët

Ministri Ahmetaj, sot në një takim me gazetarët, kundërshtoi pretendimin se qeveria jep shpërblime më të larta për pensionistët në festat e fundvitit, sa herë që ka zgjedhje elektorale:

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese, ndërkohë që ata [Qeveria Berisha] e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët.”

Deklarata e ministrit vjen pasi qeveria Rama miratoi në fund të korrikut shpërblimet për pensionistët që do të shpërndahen me rastin e festave të fundvitit. Sipas VKM-së, çdo pensionist do të përfitojë, në muajin dhjetor, 5 mijë lekë shpërblim.

Me një vëzhgim të buxheteve ndër vite, ndryshe nga sa pretenton ministri Ahmetaj, qeveria Rama ka dyfishuar fondin për shpërblimet e pensionistë sa herë ka qenë në prag të viteve elektorale.

Kështu në prag të zgjedhjeve të 2017-ës, në dhjetor të vitit 2016, qeveria shpërbleu me 6 mijë lekë pensionistëve me një fond prej 3,7 miliardë lek.

Ndërsa në dhjetorin 2017, vit jo elektoral, pensionistët u shpërblyen me rreth 2500 lekë me një fond prej 1,8 miliardë lekë.

Ndërkohë që për në dhjetor 2018, në prag të zgjedhjeve të 2019-ës, qeveria Rama ka vendosur shpërblimin me 5 mijë lekë për pensionist, me një fond prej  2,8 miliardë lekë. Sikurse shikohet nga të dhënat qevera e dyfishon fondit për shëprblimet e pensionistë për çdo vit elektoral.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>