Vjosa Osmani dërgon në Hagë kërkesën e Thaçit për mandatin e Gjykatës Speciale

Nga Exit News
Vjosa Osmani dërgon në Hagë kërkesën e Thaçit për mandatin e Gjykatës Speciale

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar që gjykata speciale për krimet e luftës të vlerësojë kërkesën e presidentit Thaçi për të bërë ndryshime kushtetuese në lidhje me mandatin e gjykatës.

Muajin e kaluar, Thaçi kërkoi nga parlamenti të ndryshojë kushtetutën në mënyrë që të përfshijë një dispozitë ligjore që përcakton se mandati i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZKS), i vendosur në Hagë, mundet të përfundojë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Thaçi kërkoi që mandati i gjykatës të zgjasë “derisa të bëhet një njoftim për përfundimin e mandatit të saj nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Kosovës”.

Forma aktuale e kësaj dispozite ligjore gjendet në Ligjin 04/L-274, i cili parashikon se mandati i gjykatës “do të vazhdojë derisa Kosova të njoftohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian se hetimet kanë përfunduar ose ndonjë procedurë që rezulton prej tyre të ketë është përfunduar.”

Të premten, Osmani kërkoi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë një vlerësim për propozimin e Thaçit në lidhje me potencialin e ndonjë të drejte dhe lirie të gjykatës që pengohet.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht po përballen me mijëra dosje hetimore të zbuluara në organizatën e veteranëve të luftës në Kosovë.

Madje dhe presidenti Thaçi dhe ish-kreu i Parlamentit Kadri Veseli janë duke pritur që prokuroria të konfirmojë nëse ata do të akuzohen për krime lufte.

vjosa osmani specialist court

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>