Vjosa Osmani emëron Kreshnik Radoniqin kryetar të ri të KQZ-së në Kosovë

Nga Exit News
Vjosa Osmani emëron Kreshnik Radoniqin kryetar të ri të KQZ-së në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka emëruar gjyqtarin Kreshnik Radoniqi si kryetar të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“z.Radoniqi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje”, thuhet në njoftimin e presidencës për vendimin.

Kryetari i ri i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Radoniqi, është diplomuar në vitin 2006 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA.

Më herët presidentja Osmani shkarkoi Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së.

Arsyeja e dhënë lidhej me mosgarantimin e pavarësisë së institucionit, që sipas Osmanit kishte cënuar besueshmërinë dhe integritetin tek publiku.

Kreu i KQZ-së emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati zgjat shtatë vjet, duke filluar nga data e emërimit nga Presidenti i Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>