Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar Francës që të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo zhvilloi të hënën një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel.
Ai i përcolli Osmanit letrën e urimit të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Osmani tha përmes një njoftimi në media se në takim ka folur për “solidaritet ndërkombëtar për realizimin e prioritetit kyç të institucioneve të reja të Kosovës në menaxhimin e pandeminë COVID-19”.
Po ashtu ka theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës për të gjithë qytetarët e vendit.
“Ambasadorja Butel ka konfirmuar përkushtimin e Francës për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejmë duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit në fusha të reja të interesit të përbashkët. Presidentja Osmani dhe ambasadorja Butel kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushat e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe ekonomisë”, thuhet në njoftim.