Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të bëjë transparencë në lidhje me votimin për shkarkimin e saj nga çdo post në parti.
Në letrën e publikuar nga gazeta Express, Osmani kërkon listën e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, që kanë votuar kundra, pro ose abstenim, pasi kjo listë nuk është bërë asnjëherë publike.
“Kërkoj dokumentacionin e shkarkimit tim, përfshirë rezultatet e votimit, dhe evidencën e votimit për të gjithë anëtarët e KP të LDK-së”, shkruan Osmani.
Osmani kërkon transparencë të votimit, “përderisa ky votim është kryer në mënyrë elektronike nuk kemi të bëjmë me diskrecion të votës së fshehtë”.