Vjosa Osmani kritikon marrëveshjen: Nuk përmbush premtimet ndaj qytetarëve kosovarë

Nga Exit News
Vjosa Osmani kritikon marrëveshjen: Nuk përmbush premtimet ndaj qytetarëve kosovarë

Kryetarja e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani deklaroi se marrëveshja e arritur në Uashington nuk arriti të përmbushte pikat që ju premtuan qytetarëve kosovarë.

Në një postim në Facebook, Osmani pohoi se njohja e Kosovës nga Izraeli është njohja më e rëndëishme.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.

Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë”.

Sipas saj marrëveshja nuk adresoi pikat e mëposhtëme:

– Njohjen e reciproke me Serbinë

– Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)

– Mospranimin e Mini-Schengenit

– Moscenimin  e Kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë

– Rezultate konkrete për të pagjeturit

– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës

– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë

– Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>