Vjosa Osmani merr detyrën e Presidentes

Nga Exit News
Vjosa Osmani merr detyrën e Presidentes

Kryetarja e parlamentit të Kosovës,  Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes në detyrë në vend të Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së tij.

Gjatë një komunikimi zyrtar me qytetarët, Osmani pohoi se Kosova po përballet me një kohë të vështirë dhe për të përballuar këtë duhet një lidership i fortë.

Vendi ynë po kalon një kohë të vështitë. Kjo kohë kërkon një lidership të fortë. Shteto bëhet më i fortë kur përballet me sfida dhe është koha të përkrahim njëri tjetrin.”

Osmani pohoi se Kosova ka qënë viktimë e një shteti genocidial si Serbia, i cili ka vrarë mbi 13 mijë veta përfshirë dhe fëmijë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten pasi u njoftua që aktakuza për krime lufte kundër tij u konfirmua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Marrja e detyrës nga Osmani bazohet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës për mungesën e përkohshme të presidentit:

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.”

Kushtetuta gjithashtu specifikon që pozita e Presidentit të Përkohshëm të Republikës së Kosovës “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>