Vjosa Osmani përjashton mundësinë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë

Nga Exit News
Vjosa Osmani përjashton mundësinë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani përjashtoi mundësinë e mbajtjes së një referendumi për bashkimin kombëtar me Shqipërinë. Në një intervistë për emisionin “Hard Talk”, në BBC, të martën Osmani u shpreh se:

“Në fakt ne kemi qënë të qartë se jemi në partneritet politik. Unë kam qënë e qartë dhe besoj fort në Kushtetutën dhe pavarësinë e Kosovës.

Kjo s’është pyetje që unë mund t’i përgjigjem sepse me Kushtetutën tonë s’mund të ketë referendume. Kushtetuta është e qartë dhe kjo është Kushtetutë në të cilën unë besoj.

Nëse kushtetuta do të ndryshohet edhe pse mundësitë për ndryshim janë të vogla, nëse ajo ndryshohet me shumicë votash, dhe ajo mund të ndodhë në disa dekada, në atë kontekst politik do të isha në gjendje të përgjigjesha.

Në situatën aktuale, politike, sigurisht dhe fundamentalisht besoj në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përgjigja ime është Kosova është këtu për të qëndruar dhe Kosova është përgjithmonë”.

Osmani foli edhe për çështje të rëndësishme të Kosovës si:

Dialogu me Serbinë:

“Kosovarët na besuan në një platformë drejtësie dhe punësimi dhe këto do të jenë dy prioritete tona. Nuk do të thotë që ne nuk do të fokusohemi tek dialogu. Unë do të sigurohem se në këtë proces ne të përfaqësojmë interesat më të mira të Kosovës”.

Dënimin e drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale:

“Drejtësia nuk do të përfundojë deri sa Serbia të bëjë drejtësi për kriminelët serbë që kanë bërë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Kosovë. Drejtësia do të bëhet vetëm kur Serbia të kërkojë falje dhe të sigurohet që ata që kanë bërë krimet të dalin para drejtësisë.

Kosova bën të kundërtën. Ajo ka vendosur përmes Kushtetutës themelimin e Gjykatës Speciale, në Hagë, sepse ne nuk kemi çfarë të fshehim, sepse besojmë në drejtësi dhe sepse duam drejtësi për të gjitha viktimat. Unë nuk jam prokurore dhe gjyqatre, por mund të them se Kosova ka treguar përgjegjësi për të punuar për drejtësinë”.

Ata kanë zgjedhur t’i përgjigjen drejtësisë. Unë nuk mund të flas në mënyrë hipotetike. Ligjet ndërkombëtare nuk e lejojnë faljen. Kuvendi i Kosovës i ka dhënë përgjigje kur ne njohëm Gjykatën Speciale, sepse ne besojmë në drejtësi dhe tek e vërtetea. Për ne ka një të vërtet të vetme, krimet dhe gjenocidi serb”.

Mosnjohjen e Kosovës nga 5 vende të BE-së:

“BE ende nuk ka përmbushur premtimin për liberalizimin e vendeve. Ne nuk duhet të kapemi nga zemërimi por të vazhdojmë punën për të bindur ato vende dhe të plotësojmë kushtet e vendosura nga BE. Ne do të përpiqemi të shkrijmë akullin e krijuar. Nuk kanë asnjë arsye për të mos na njohur.”

Ajo theksoi se koalicioni Kurti-Osmani dp të luftojë korrupsionin dhe krimin në Kosovë, duke sjellë punësim dhe prosperitet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>