Vokshi: Pacientët me probleme pulmonare pa trajtim, Sanatoriumi i bllokuar me 5 të infektuar

Nga Exit News
Vokshi: Pacientët me probleme pulmonare pa trajtim, Sanatoriumi i bllokuar me 5 të infektuar

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi akuzoi të shtunën, qeverinë se po lë pa trajtim qindra pacientë që nuk shkojnë dot në Senatorium, pasi ky i fundit është kthyer në spital për pacientët me Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Zonja Vokshi shkruan se Ministria e Shëndetësisë çdo ditë raporton se e ka situatën e koronavirusit nën kontroll, por vazhdon të mbajë të bllokuar të gjithë Sanatoriumin, për vetëm 4 pacientë:

“Nëse situata qenka nën kontroll (sic thonë në deklaratat e përditshme për media) cila është arsyeja qe Senatoriumi mbahet i bllokuar vetëm për 4 pacientë? A do ishte më e udhës mbase pacientët në këtë numër të mbaheshin në një spital?

Llogjika të con të mendosh që situata nuk është kjo që qeveria na tregon, por është më keq se kaq përderisa bllokon një spital të tërë dhe ju refuzon qindra pacientëve të tjerë një shërbim jetim që ju takon.”

Spitali Shefqet Ndroqi, i njohur dhe si Sanatoriumi, u kthye në spital Covid-2 në mars, për të trajtuar pacientët me simptoma më të rënda nga Covid-19.

Të gjithë të shtruarit, kryesisht pacientë me probleme pulmonare, u larguan nga spitali.

Aktualisht në Sanatorium janë të shtruar 5 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në këtë spital nuk kanë qenë të shtruar më shumë se 10 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>