Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka akuzuar kryeministrin Rama dhe ministren e Arsimit Kushi se po lejojnë shkollat të kthehen në vatra infeksioni për shkak të mosmarrjes së masave.
Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se qeveria mashtroi për linjat e veçanta apo prioritare për shkollat. Madje edhe kur pothuajse i tërë stafi i shkollave është i prekur me koronavirus, ato nuk mbyllen pasi kjo rrëzon propagandën e Ramës.
Vokshi akuzon qeverinë se nuk po bën publike të dhënat reale për të infektuarit nëpër shkolla.
Ajo i drejton ministrisë disa pyetje në lidhje më këtë situatë:
- Sa është numri i mësuesve të infektuar nga COVID19 që në nisje të vitit shkollor?
- Sa mësues kanë humbur betejën më COVID19?
- Sa është numri total i nxënësve të infektuar me COVID19?
- Sa është numri total i testeve të bëra për mësuesit?
- Sa është numri total i testeve të bëra për nxënësit?
- Sa është numri i testeve të bëra për familjarët apo kontaktet e mësuesve/nxënësve?
- Pse nuk ka një raportim ditor për arsimin?