
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen doli negative në testin për koronavirus, ditën e hënë. Ndërkohë ajo ishte vetëizoluar pasi kishte takuar javën e kaluar një person të infektuar me Covid-19.
Pavarësisht rezultatit, von der Leyen do të qendrojë në izolim deri ditën e martë, sipas rregullave të Belgjikës.
Zëdhënësja e presidentes tha se Presidentja për shkak të izolimit nuk do të marrë pjesë në takimet e planifikuara të Parlamentit Evropian, ditën e hënë dhe nuk do të marrë pjesë në takimin e planifikuar të martën mes BE-së dhe Ukrainës, i cili do të drejtohet nga zëvendës preidenti Frans Timmermans.
Dhe ende nuk dihet nëse ajo do të marrë pjesë në takimin me Kryeministrin dhe kryeparlamentari grek, të mërkurën, në Greqi.