Von der Leyen në Serbi: Kërkon zgjidhje të qëndrueshme për problemin e targave

Nga Exit News
Von der Leyen në Serbi: Kërkon zgjidhje të qëndrueshme për problemin e targave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vijoi të enjten turin në Ballkanin Perëndimor, duke u ndalur në Serbi, ku u takuaa me presidentin Alexandar Vuçiç.

Në një koment në rrjetin Twitter, Von der Leyen theksoi çështjen e dialogut me Kosovën për problemin e njohjes së targave, duke kërkuar gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Ajo gjithashtu përmendi rëndësinë  e reformave në vend për të bërë progres në procesin e integrimit në BE, por shtoi se “Bashkëpunimi është e vetmja rrugë para”.

Nga ana e tij, Vuçiç u shfaq me tone tw ulura, duke thënë se shpreson për një zgjidhje të shpejtë.

“Unë dua të besoj se ne nuk jemi larg zgjidhjes së problemit aktual dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të shmangim problemet e mundshme të ardhshme, të cilat janë të rëndësishme për ne dhe për shqiptarët,” u shpreh Vuçiç.

Vizita vjen ditën e dytë që delegacionet respektive të Kosovës dhe Serbisë përpiqen të gjejnë një zgjidhje me ndërmjetësimin e Brukselit.

Mbrëmë, përfaqësuesi i Kosovës Besnik Bislimi tha se palët kishin rënë dakord për një draft, i cili priste miratimin përfundimtar nga qeveria serbe.

Zëdhënësi i BE -së, ambasadorët amerikanë në Kosovë dhe Serbi, si dhe qeveria serbe nxituan të mohojnë lajmin se zgjidhja ishte refuzuar nga Serbia, duke deklaruar se nuk ishte gjetur një zgjidhje përfundimtare, edhe pse ka patur përparim për çështjen e targave.

LEXO  Haiti i kërkon ndihmë ushtarake SHBA-ve dhe OKB-së

Si rrjedhim, bidesimet ende vazhdojnë, ndërkohë që delegacioni i kthyer i Kosovës do të marr pjesë online.

 

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme