Vrasja në Elbasan, Rama: Dëshpërimi i humbësve nuk duhet të na bëjë të humbasim as qetësinë as durimin

Nga Exit News
Vrasja në Elbasan, Rama: Dëshpërimi i humbësve nuk duhet të na bëjë të humbasim as qetësinë as durimin

Kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, duke thënë se “dëshpërimi i humbësve nuk duhet të na bëjë të humbasin as qetësinë as durimin”.

Përmes një postimi në Twitter, Rama deklaroi:

“Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”.

Të mërkurën pas një konflikti, Arbër Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s qëlloi mbi Pjerin Xhuvanin, më pas vetëdorëzua në polici. Xhuvani si pasojë e plagosjes humbi jetën.

Paplekaj ishte shoqëruesi i drejtuesit politik të Elbasanit Gazmend Bardhi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>