Një shqiptar 47-vjeçar, Ilir Zelka u ekzekutua paraditen e sotme në një restorant në Sao Paolo të Brazilit, raporton Balkanweb. Mediat e huaja raportojnë se u vra nga një autor i cili po lëvizte me një motor dhe qëlloi vetë Zelkën disa herë. Pasi u sigurua se e vrau autori braktisi motorin dhe u largua menjëherë duke mos bërë asnjë veprim apo të lëndojë dikë tjetër.
Saktësisht ngjarja ndodhi në orën 11:10 të Sao Paolos teksa Zelka po qëndronte në bar-restorantin Zurich.
Ilir Zelka është shqiptari që sot u ekzekutua në Brazil teksa hante mëngjes në një bar-restorant me emrin Zurich në Sao Paolo. Zelka prej 20 nëntorit sipas mediave braziliane, qëndronte në një hotel në Jardins, qendra e qytetit teksa rezulton se ka pasur firmë private në Çeki.
Saktësisht kompania mban ende mbiemrin e tij dhe është regjistruar në Çeki. Më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Ndërkohë sa i përket vrasjes së tij, menaxheri i bar-restorantit, Osmar Américo dos Santos ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë.
Ai u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë disa plagë në trup dhe nuk mbijetoi dot.