Vuçiç do të marrë pjesë në takimin me Kosovën: Tema kryesore, bashkëpunimi ekonomik

Nga Exit News
Vuçiç do të marrë pjesë në takimin me Kosovën: Tema kryesore, bashkëpunimi ekonomik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 2 shtatorit në Uashington, me delegacionin e Kosovës.

Në deklaratën e tij për një televizion serb, Vuçiç la të kuptohej se tema kryesore e bisedimeve në 2 shtator do të jetë bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve:

“Serbia nuk është në pozitë dhe nuk do të ishte mirë t’i refuzojë bisedimet. Ne do të marrim pjesë në bisedime dhe temat, me sa kam biseduar me Grenell, janë ekonomike. Këto janë tema të vlefshme.”

Lajmin për takimin mes zyrtarëve të dy vendeve e bëri publik pak orë më parë Riçard Grenelli, i dërguari i Presidentit amerikan Donald Tramp.

Pjesëmarrjen në bisedime e ka konfirmuar dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>