Vuçiç e Erdogani diskutojnë dialogun Serbi-Kosovë

Nga Exit News
Vuçiç e Erdogani diskutojnë dialogun Serbi-Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar më 30 korrik se pret që Turqia dhe presidenti Rexhep Tayip Erdogan të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një bisede telefonike, Vuçiç dhe Erdoganini kanë biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në faqen e presidencës së Serbisë

“Vuçiqi pret që presidenti Erdogan dhe Turqia do të vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që është e ndjeshme për Serbinë. Presidenti Erdogan me këtë rast ka thënë se plotësisht e mbështet dialogun”, thuhet në një komunikatë për media të presidentit serb, raporton REL.

Kjo bisedë vjen disa ditë pasi Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Erdogan u ka thënë mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Erdogan ka thënë se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>