Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk do të nënshkruaj njohjen e Kosovës, njoftoi televizioni serb B92. Ai u shpreh se do të vazhdojë dialogun me Kosovën, në seancën e bordit të Partisë Progresive Serbe, që u zhvillua mëngjesin e sotëm, raporton Koha.net.
Vuçiq në hapje të fjalimit konfirmoi se dialogu do të vazhdojë në mes të qershorit.
“Unë do të jem absolutisht nën presionin më të madh të stigmatizuar, por më lejoni të them – unë nuk do të nënshkruaj njohjen e Kosovës së pavarur”, vijoi Vuçiq.
Presidenti serb deklaroi se vendimet në Serbi nuk do të merren nga ambasadorët e huaj dhe as ata nuk do të jenë në gjendje t’i vendosin njerëzit në pozicione të vështira.
“Qytetarët duan që njerëzit tanë të pyeten, jo të huajt, ambasadorët, manjatët, jo ata që nuk e dëshirojnë Serbinë mirë. Ndërsa SNS-ja është Serbi, Serbia do të marrë vendimin”, theksoi Vuçiç.