Vuçiç përkujton trazirat e marsit 2004: Nuk e lejojmë të përsëritet masakra e serbëve në Kosovë

Nga Exit News
Vuçiç përkujton trazirat e marsit 2004: Nuk e lejojmë të përsëritet masakra e serbëve në Kosovë

Sipas një raportimi të medias kosovare Koha, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për 17 vjetorin e atyre që njihen si “Trazirat e Marsit”.

Me këtë emër njihen protestat dy ditore që nisën më 17 mars 2004 e gjatë tyre u vranë 19 civilë.

Nga të vrarët 11 ishin shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa numri i të lënduarve  ishte mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Vucic citohet të jetë shprehur se dhuna ndaj serbëve në Kosovë, s’mund të përsëritej sepse Serbia do të ketë përgjigje “të qartë, serioze e të duhur”.

Serbia s’do të lejojë tjetër masakër. Serbia, sikur kushdo tjetër, ka të drejtën të kujdeset për popullin e saj, shëndetin e tyre, sigurinë dhe mirëqenien të cilën, sikur kushdo tjetër, çdo serb ka të drejtë të ketë”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka theksuar se ata nuk po ndjekun politike ekspansioniste, as nuk ëndërrojnë për hegjemoninë serbe e as duan të udhëheqin vend tjetër veç vetes.

Serbia nuk ka aspirata karshi territoreve dhe nuk kërcënon, e vetmja që kërkon është që t’i lejohet t’i ekzekutojë detyrimet e veta – të mbajmë mend dhe të mos lejojë që krimet të përsëriten”, ka përfunduar ai.

Trazirat shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë si pasojë e dhunës së serbëve. Shkaku i vërtetë i  kësaj tragjedie nuk u sqarua kurrë plotësisht.

Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona, po atë natë, treguan para kamerave se ishin ndjekur nga serbët dhe se disa nga bashkëmoshatarët e tyre u mbytën në lumë.

Të nesërmen, më 17 mars, filluan protestat në shumë qytete të Kosovës, që shumë shpejt përshkallëzuan në dhunë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>