![auto auto auto Vetevendosje Logo Mbledhja Keshillit Qendres Prishtine Pregaditjen Zgjedhjet Brenda Partise Prishtine dp VV: Kemi prioritet vetingun në drejtësi, nuk marrim parasysh opsionet e qeverisë Hoti](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/01/auto_auto_auto_Vetevendosje-Logo-Mbledhja_Keshillit_Qendres_Prishtine-Pregaditjen-Zgjedhjet-Brenda-Partise-Prishtine-14-01-2018-dp_16151801274615472283511549789101.jpg)
Lëvizja Vetëvendosje tha të dielën se vetingu në drejtësi do të jetë prioritet në qeverinë e re dhe nuk do të marrë parasysh opsionet e hartuara nga qeveria Hoti.
Përfaqësuesja e LVV Albulena Haxhiu tha se në vetingut “përveç prokurorëve dhe gjyqtarëve do t’i nënshtrohen edhe Policia, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës”.
Haxhiu shërbeu si ministre e Drejtësisë në qeverinë Kurti.
“Do të ftohen grupet e interesit, do të ftohet pra shoqëria civile, do të ftohen përfaqësuesit e prokurorisë, gjykatave, policisë dhe të tjerë, por edhe ekspertë të tjerë pa të cilët padyshim se do të jetë e vështirë që të adresohet”, tha ajo.
Ajo tha se qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë të interesuarit që duan të japin konritubitn e tyre në veting.
Organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë marrë pjesë në hartimin e opsioneve të qeverisë Hoti në këtë fushë, u shprehën se “nuk ka asnjë arsye pse të mos merren parasysh këto opsione nga qeveria e