Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka zbuloi të martën detaje nga takimi me homologun e saj gjerman Heiko Maas.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter” ajo tha se pati një “bisedë shumë të mirë” me Maas.
Ministrja tha se është diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për Reformën në Drejtësi.
Të hënën u mbajt takimi i 11-të i Këshillit të Stabilizim Asociimit.
Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli pas takimit me kryeministrin Edi Rama vlerësoi se “Shqipëria po zbaton reformat kyçe për integrimin në Bashkimin Europian.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell vlerësoi “progresin e bërë me reformat” dhe inkurajoi vazhdimin e tyre si “mundësi e vetme drejt procesit të integrimit”.
Ndërsa Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi u shpreh se është punuar që për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri të ketë garanci.