Xho Bajden: Kosova duhet të jetë e pavarur, jo pjesë e Serbisë

Nga Exit News
Xho Bajden: Kosova duhet të jetë e pavarur, jo pjesë e Serbisë

Kandidati për President të SHBA-ve Xho Bajden ka përsëritur qëndrimin e tij se Kosova duhet të jetë një vend i pavarur dhe jo pjesë e Serbisë.

Gjatë një bisedë me gazetarët, Biden u pyet në lidhje me qëndrimin e tij për ujdinë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur me ndërmjetësimin e Presidentit Tramp.

Bajden u shpreh se nuk i dinte detajet e marrëveshjes, por shtoi:

“Ajo që kam argumentuar, në lidhje me Serbinë dhe Kosovën, është se Kosova dueht të jetë një vend i pavarur dhe jo pjesë e Serbisë. Kam kaluar shumë kohë atje. … Ma merr mendja, nisur nga çfarë është folur, se ajo [marrëveshja] do të forcojë pavarësinë [e Kosovës].”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>