Ish-ministri Manjani vazhdoi sërish me akuza për mënyrën se si funksionon qeveria Rama. Pas intervistës së Kryeministrit Rama, mbrëmë në Tonight Ilva Tare, Zoti Manjani reagoi me një status në Facebook. Ai shkruan se:
Kryeministri e konfirmoi sonte në Tonight se nuk e sheh qeverinë si institucion kushetues e ligjor, por si një skuadër që kërcen kur e si do ai.
Skuadra e Kryeministrit bën më mirë të zbatojë ligjin e të sillet si qeveri sesa të shkojë ashtu siç është në Prokurori!
Koalicionit ende i uroj “shërim të shpejtë”.
Ylli Manjani u shkarkua këtë javë nga detyra e Ministrit të Drejtësisë. Ai u shpreh se shkarkimi ishte hakmarrje e pastër për qëndrimet e tij në raport me kanabisin dhe mosarrestimin e Klement Balilit.