
Ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të vizitojë të premten kreun e PD-së, Lulzim Bashën.
Sipas gazetarit Osman Stafa takimi do të zhvillohet rreth orës 16.00 të pasdites.
Kjo përbën vizitën e parë të ambasadores Kim qysh prej vendimit të Bashës mbi përjashtimin e ish-udhëheqësit të partisë, Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.
Vendimi erdhi pas kërkesës së ambasadës amerikane, pas dizenjimit “non grata” të Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.