Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yrui Kim ka vlerësuar ceremoninë e organizuar në Presidencë për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës përmes dekorimit të Bandës Kombëtare “Vatra”.
Kim ka shpërndarë në rrjetin social Twitter shënimin e Presidentit Meta, duke e quajtur ceremoninë një kujtesë të këndshme të marrëdhënieve të ngushta mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Ambasadorja amerikane ishte pjesmarrëse në aktivitetin gjatë së cilit Presideni Ilir Meta vlerësoi Bandën Kombëtare Vatra me dekoratën “Nderi i Kombit”.