Një infermiere në Lezhë është prekur nga koronavirusi, duke e zgjeruar edhe më tej hartën e të qyteteve të prekura në vend.
Sipas ABCNews, ajo është 54 vjeç dhe është infermiere pediatre në Poliklinikën e Lezhës.
Ajo ka marrë përgjigjen e testit për koronavirusin mbrëmjen e 23 marsit dhe më pas është nisur për në spitalin Infektiv në Tiranë.
Nuk dihet ende se si mund të jetë infektuar infermierja.
Poliklinika e Lezhës ka nisur marrjen e masave për të izoluar kolegët e infermieres dhe për të dezinfektuar vendin e punës.
Përveç Lezhës, aktualisht qytetet e tjera të prekura janë:
— Në Tiranë: 68 persona;
— Në Durrës: 7 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 12 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 3 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Korçë: 3 persona;
—Në Vlorë: 4 persona;
— Në Shkodër: 1 person.