Në Gjirokastër është zbuluar sot i infektuari i parë me Covid-19. I infektuari është një 53-vjeçar që ka qenë i shtruar në Spital Infektiv në Tiranë për hepatit.
Që prej marsit, kur në vend u zbuluan rastet e para me Covid-19, Gjirokastra nuk kishte pasur asnjë të infektuar.
Të paktën 10 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Krujë dhe Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar të infektuar të rinj dhe në Vlorë dhe Elbasan.
Në dy ditët e fundit janë rritur ndjeshëm numrat e të infektuarve të rinj, duke shënuar numrat më të lartë të të infektuarve ditorë: 36 dhe 42 pacientë.