Artan Shkëmbi, ish-drejtori i saposhkarkuar i OFL-së, përdorte një program të koduar mesazhesh për të nxjerrë të dhënat e hetimit për një bandë shqiptarësh që trafikonte drogë në Gjermani.
Sipas ekspertëve gjermane të hetimit, Shkëmbi përdorte aplikacionin ‘EncroChat’, i njohur si program që përdoret për të komunikuar mes anëtarëve të bandave.
Të njejtin program përdorte dhe banda e Eldi Dizdarit, anëtarët e së cilës u kapën pak ditë më parë në një operacion ku u përfshinë institucionet e shumë shteteve, mes të cilave dhe Shqipëria.
Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra në 28 shtator. Ai akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor nga Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit do të vendosë të enjten për masën e sigurisë ndaj Shkëmbit.
Artan Shkëmbi kishte kaluar me sukses vetingun në polici. Ai rezultoi i pastër në të treja shkallën e vlerësimit, pasuri, etikë, profesionalizëm.