Zëri i Amerikës: Vendimi për Tahirin, shuplakë për Prokurorinë

Zëri i Amerikës: Vendimi për Tahirin, shuplakë për Prokurorinë

Vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të dënuar me 3 vite e 4 muaj shërbim prove ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është konsideruar nga Zëri i Amerikës si “fitore si e Pirros” për Tahirin dhe “shuplakë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda”.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi mbrëmjen e së enjtes, me 5 vite burg ish-Ministrin Tahiri. Por ai kishte pranuar gjykimin e shkurtuar dhe për këtë dënimi iu kthye në 3 vite e 4 muaj shërbim prove dhe për të njëjtën periudhë, ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për Tahirin, pasi e akuzonte për: trafik i narkotikësh në bashkëpunim në formë grupi të struktuar kriminal; pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe veprimtari në grup të strukturuar kriminal.

Gjykata e Krimeve të Rënda i vlerësoi të pamjaftueshme provat e Prokurorisë për këto akuza, por sidoqoftë e gjeti Tahirin në shpërdorim detyre, ky i fundit do ta apelojë vendimin.

Në raportimin e saj, Zëri i Amerikës e përshkroi përfundimin e kësaj çështjeje kështu:

Ndërsa për ish ministrin e Brendshëm mund të flitet për një “fitore si e Pirros”, vendimi ishte një shuplakë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila pas gati një vit e gjysëm hetimesh, nuk mundi, sipas vlerësimit të vetë gjykatës, të mbështeste në prova akuzat e rënda që ajo ngriti ndaj zotit Tahiri.

Hetimet për Tahirin patën filluar që në vitin 2017, kur kushërinjt e tij të familjes Habilaj, të cilët qenë përfshirë në grup narkotrafiku u vunë nën arrest nga policia italiane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>