Zëvendës Sekretari amerikan takon liderët e OSBE-së: Mbështes punën tuaj për krizën në Bjellorusi

Nga Exit News
Zëvendës Sekretari amerikan takon liderët e OSBE-së: Mbështes punën tuaj për krizën në Bjellorusi

Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit Stephen Biegun ka takuar liderët e OSBE-së në Vienë, gjatë mbledhjes special për të diskutuar për krizën në Bjellorusi.

Në një postim në Twitter të Misionit Amerikan të OSBE-së, shkruhet se Biegun u takua me Ramën, drejtuesi aktual i OSBE-së, dhe Ministren i Jashtëm i Suedisë Ann Linde, e cila do të marrë drejtimin në presidencën e radhës:

“Zëvendës Sekretari Stephen Biegun pati një takim shumë të mirë me Troikën e OSBE-së. Sh.B.A mbështet fuqimisht punën e OSBE-së dhe e shikon atë si instrumenti kryesor për ndërtimin e një rajoni të shoqërive të hapura, të qëndrueshme në të cilat çdo vend jeton në paqe me fqinjët e tij.”

Më herët, Misioni Amerikan në OSBE ka përshëndetur nismën e kryeministrit Rama, me cilësinë e kreut të OSBE-së, për të nisur një dialog për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>