Zëvendës shefja e politikës së jashtme të BE-së propozohet si drejtuese e OSBE

Nga Exit News
Zëvendës shefja e politikës së jashtme të BE-së propozohet si drejtuese e OSBE

Helga Schmid, Zëvendës shefja e politikës së jashtme të BE-së u propozua nga qeveria gjermane si kandidate për postin e sekretares së përgjithshme të OSBE-së.

Të mërkurën, qeveria gjermane propozoi Schmid për drejtimin e OSBE-së:

“Helga Schimd është shumë e përshtatshme për postin e sekretares së përgjithshme të OSBE”, tha ministri i jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas.

Schmid, në fund të dhjetorit mbaron mandatin 4-vjeçar si sekretare e përgjithshme e Zyrës Evropiane të Shërbimit të Jashtëm (EEAS) dhe zëvendëse e Josep Borrell.

Schmid ka punuar për Zurën evropiane të Shërbimit të Jashtëm (EEAS) që prej vitit 2010, dhe ka qënë një figurë kryesore në marrëveshjen bërthamore me Iranin në 2015.

Nëse Schimid përzgjidhet, ajo do të jetë drejtuesja e parë femër e organizatës.

Aktualisht, në OSBE ka 4 vende vakante — sekretari i përgjithshëm, drejtuesi për të drejtat e njeriut, të drejtat e minoriteteve dhe liria e shtypit.

Kandidatët e rinj për 4 postet vakante do të emërohen në takimin e OSBE-së, në Tiranë, më 3 dhe 4 dhjetor.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme