Me shpërndarjen e parlamentit një ditë më parë në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi pritet të vendosë në ditët në vijim datën e zgjedhjeve të parakoshme.
Parlamenti u shpërnda pas vetëm 2 vitesh punë, pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj më 19 korrik.
Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditëve të ardhshme.
Ende pa u shpërndarë parlamenti, partitë dhe liderët kryesorë në vend kishin nisur diskutimet për aleancat e mundshme.
Në fillim të javës, partia e Haradinajt, Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës (AAK) nënshkroi marrëveshje parazgjedhore me Partinë e re Socialdemokrate (PSD) të Shpend Ahmetit, kryetarit të tanishëm të komunës së Prishtinës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, si Haradinaj ashtu dhe Ahmeti u shprehën të hapur për zgjerimin e koalicionit parazgjedhor duke vënë theksin tek Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, të cilat ishin pjesë e koalicionit të deritashëm qeverisës.
Po ashtu, burime të ndryshme thonë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Isa Mustafës po negocion me Lëvizjen Vetëvendosja të Albin Kurtit.
Sipas një sondazhi bërë nga Instituti Ndërkombëtar për Studime për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES), Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja pritet të marrë më shumë vota në këto zgjedhje.
Më pas renditet partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa dy partitë e koalicionit të fundit qeveritar PDK-ja e Presidentit Thaçi dhe AAK-ja i ish-kryeministrit Haradinaj renditen në vend të tretë dhe të katërt.