Zgjedhjet në Kavajë — Ambasada amerikane mbështet vendimin e Kryeministrit Rama

Zgjedhjet në Kavajë — Ambasada amerikane mbështet vendimin e Kryeministrit Rama

Ambasada amerikane ka reaguar menjëherë pas vendimit të Kryeministrit Rama për shtyrje te zgjedhjeve vendore në Kavajë.

Në një njoftim për shtyp të Ambasadës amerikane shkruhet se:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet thirrjen e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve bashkiake në Kavajë me qëllim që të ruhet përqendrimi i qeverisë dhe opozitës tek procesi i dialogut.

Ambasada i benë sërish thirrje pozitës dhe opozitës të zgjidhin krizën politike me  anë të negociatave përpara zgjedhjeve të 18 qershorit.

Gjithashtu në njoftim shkruhet se  “Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mos angazhohen në akte që mund të nxisin dhunë, veçanërisht akte që ndikojnë në aftësinë e qytetarëve per të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar. Dhuna nuk ka vend në procesin demokratik!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>