Sot, më 29 nëntor në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut po mbahen zgjedhjet për kryetarin e komunave. Të dyja komunat po zhvillojnë zgjedhje të parakohshme pasi kryetarët e tyre u bënë pjesë e qeverisë Hoti dhe qeverisë Kurti.
Kryetari i mëparshmë i Mitrovicën e Veriut, Goran Ratkiq u emërua zëvendëkryeminsitër dhe ministër i pushtetit lokal në qeverinë Hoti.
Kandidatët për kryetar komune janë Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, kandidat i pavarur.
Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë Kurti. Zgjedhjet në Podujevë ishin parashikuar më 15 mars por u shtynë për shkak të pandemisë.
Kandidatët për kryetar komune janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.
Kjo është hera e parë që misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në veri të Kosovës nuk do të sigurojë mbështetje teknike, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë zgjedhjet për parlamentin serb, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në Kosovë në qershor të këtij viti.