Zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor. Data u dekretua nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi njoftoi REL.
Nuk dihet ende nese zgjedhejt do të bëhen sipas ligjit të ri zgjedhore apo do të ketë ndryshime të reja. Presidenti Pendarovski nuk e dekretoi ligjin e ri zgjedhor për shkak të numrit të lartë te firmave të kërkuara për të kandiduar si i pavarur.
Nëse një listë e pavarur dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, detyrohet që të mbledhë 2 për qind të firmave të votuesve, gjë që ka nxitur reagime të shumta.
Partia opozitare maqedonase “E Majta” ka dorëzuar 770 amendamente për të kundërshtuar ligjin e qeverisë, të cilin e vlerëson si përjashtues për listat e pavarur.
Zgjedhjet lokale duhej të mbaheshin në shtator, por u shtyn për një muaj për shkak se në shtator duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë, i cili po ashtu është shtyrë për në vjeshtë për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike me COVID-19 në prill, kur ishte paraparë të realizohej regjistrimi i popullsisë.