Zgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED për 2020, Dvorani sërish kryetar i saj

Nga Stafi i Exit
Zgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED për 2020, Dvorani sërish kryetar i saj

Presidenti hodhi sot shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Nëntë anëtarët e rinj të KED të përzgjedhur me short janë :

  1. Fiona Papjorgji-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
  2. Vitore Tusha-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
  3. Ardian Dvorani-gjyqtar i Gjykatës së Lartë
  4. Arta Marku-Prokuroria e Përgjithshme
  5. Miranda Andoni -gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
  6. Saida Dollani-gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda
  7. Ludovik Dodaj-prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
  8. Fatjona Memçaj-prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë
  9. Arjan Qafa-gjyqtar në Gjykatën Adminsitrative të Apelit Tiranë

Anëtarë zëvendësues u zgjodhën:

  1. Marsida Xhaferllari-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
  2. Bilbil Mete-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
  3. Nazmi Troka-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë
  4. Nezir Gjoka-prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
  5. Marjana Velçani Idrizi-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ Durrës

Kryetari i KED do të jetë sërish Ardian Dvorani. Ligji Për Organet e Drejtësisë, parashikon se “anëtari i Gjykatës së Lartë është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”. Siç ne e kemi argumentuar më parë, Dvorani nuk duhej të ishte pjesë e sistemit gjyqësor për shkak të të kaluarës së tij komuniste dhe problemeve me pasurinë.

KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>