
Franco Federici u emërua komandant i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Komandanti i deritashëm ishte gjeneral majori Michele Risi.
Gjeneralmajor Risi që ka shërbyer në Kosovë që nga 19 nëntori i 2019-s.
“Misioni ynë afatgjatë dhe i qëndrueshëm ishte të ishim rezistent ndaj çdo goditjeje për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, tha komandanti në largim.
Gjeneralmajori Franco Federici ka zgjedhur si moto të misionit të tij “Përparojmë si një”.
“Vizioni i përbashkët dhe uniteti i përpjekjeve është esencial për suksesin e misionit tonë, jo vetëm brenda KFOR-it, por edhe me Organizatat tjera Ndërkombëtare dhe me Institucionet në Kosovë”, tha gjeneral majori Federici, në ceremoninë e ndërrimit të komandës.