Zhduket një shishe uiski me vlerë $6000, hetohet ish-sekretari amerikan i shtetit Pompeo

Nga Exit News
Zhduket një shishe uiski me vlerë $6000, hetohet ish-sekretari amerikan i shtetit Pompeo

Një shishe uiski me vlerë 5,800 dollarë që iu dhurua ish -Sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeo nga qeveria japoneze në vitin 2019 nuk gjendet, sipas një njoftimi të paraqitur nga Departamenti i Shtetit.

Njoftimi thotë se departamenti po shqyrton situatën dhe ka hapur “hetim” për vendndodhjen e shishes.

Një përfaqësues i Pompeos i tha Associated Press se ai, “nuk ka njohuri për dhuratën dhe nuk është kontaktuar nga askush në lidhje me hetimin”.

Zyrtarët amerikanë mund të mbajnë dhurata me vlerë nën 390 dollarë, artikujt më të shtrenjtë duhet t’i dorëzohen qeverisë ose të blihen nga zyrtari, sipas New York Times.

Ndalimi i pranimit të dhuratave të mëdha, e vendosur në Kushtetutë, ka për qëllim të parandalojë që zyrtarët amerikanë të bien nën ndikimin e huaj, sipas Times.

Pompeo po udhëtonte për në Arabinë Saudite ditën kur zyrtarët japonezë i dhanë shishen e uiskit Departamentit të Shtetit, duke e bërë të paqartë nëse Pompeo e kishte marrë ndonjëherë personalisht dhuratën, shkruan Times.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>